image I forti i Shkodrës dënohet në Angli, dalin detajet pasi u kap me armë, drogë dhe para cash

Shqipëri

I forti i Shkodrës dënohet në Angli, dalin detajet pasi u kap me armë, drogë dhe para cash

news image

Një emër i njohur i botës së krimit në Shkodër me probleme të mëparshme me drejtësinë shqiptare është arrestuar dhe dënuar me 5 vjet burgim nga një gjykatë angleze.

34 vjeçarit iu gjet nën krevat një armë pistoletë me fishek gati për qitje. Oficerën e skuadrës “Serious Organised Crime Unit”  arritën ta arrestonin, ndërsa brenda xhepit të xhaketës iu gjetën edhe 6.000 stërlina, një sasi kokaine, një peshore dhe disa telefona, raporton TCH.

Ndërsa një thes plastik i zi që përdoret për hedhjen e plehrave iu gjet plot me kanabis.

Policia angleze arriti të zbulonte që një ambient tjetër i shtëpisë përdorej për kultivim kanabisi.

E shkuara kriminale në Shqipëri

Gjenson Pusi është një emër i njohur për policinë e Shkodrës.

Ai u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës edhe pse mohoi të ketë lidhje në këtë ngjarje. Policia ngriti dyshimin se ai ka qenë shoferi i mjetit “Mercedes” i përdorur në këtë atentat.

I marrë në pyetje nga hetues të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, ai ka pohuar se mbrëmjen e 30 qershorit kur ndodhi krimi, ka qenë në banesën e tij në Shkodër.

Ai përdori si argument faktin se ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhënë nga gjykata e këtij rrethi për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë së Shkodrës ndaj Pusit ishte ngritur edhe dyshimi se mund të jetë edhe autor i tentativës së vrasjes së Fatjon Harushës, nipit të Luan Harushës, deputet i PS-së në këtë qark.

Gjekson Pusi është arrestuar edhe në muajin tetor të vitit 2019, ndërsa u vu në pranga pasi u pikas teksa lëvizte me një armë zjarri.

/GazetaSinjali/