image I dyshuari për sulmin me bombë në Moskë ekstradohet nga Turqia

Botë

I dyshuari për sulmin me bombë në Moskë ekstradohet nga Turqia

news image

Një rus që dyshohet se qëndron prapa sulmit me makinë-bombë, që la të plagosur dy persona në Moskë më 24 korrik, është ekstraduar nga Turqia.

Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Irina Volk, më 26 korrik.

Një nga të plagosurit, pas shpërthimit në një parking në veri të Moskës, raportohet se është një zyrtar i lartë i inteligjencës ushtarake.

Megjithatë, ende është i paqartë identiteti i të dy viktimave.

Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar si qytetari rus, Yevgeny Serebryakov, u arrestua nga policia turke në Bodrum pasi udhëtoi atje me avion më 24 korrik, ditën e njëjtë kur ndodhi sulmi me bombë, tha përmes një deklarate ministrit turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.

/GazetaSinjali/