image I dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Gjakovë, konsumuesi i heroinës që u kap në tualetin e ‘Viva Fresh-it’

Siguri

I dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Gjakovë, konsumuesi i heroinës që u kap në tualetin e ‘Viva Fresh-it’

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, ku dyshohet se një vajzë 13-vjeçare, e cila nga prindi ishte raportuar e zhdukur, është dhunuar seksualisht nga një 34-vjeçar.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

I dyshuari mbrëmë rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia. Hetimet për zbardhjen e rastit janë në vijmësi. Gjindet në ndalim policor prej 48 orësh”, tha Xhurkaj për Sinjalin.

Sinjali mëson se personi i cili u arrestua nën dyshimet për dhunimin e vajzës 13-vjeçare nga Gjakova është 34-vjeçari Sh.Ll., i cili u kap në flagrancë teksa konsumonte heroinë në tualetin e marketit ‘Viva Fresh’ në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë.

Ndryshe, të hënën e 2 majit një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga babai i saj. 13-vjeçarja u gjet në Junik nga familjarët e saj dhe e njëjta dukej në gjendje të mirë shëndetësore, por që më pas u zbulua se ajo ishte shfrytëzuar seksualisht nga një 34-vjeçar, veprim ky që sipas Prokurorisë përbën veprën penale të dhunimit, raporton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se nga deklarimi i prindit të 13-vjeçares, Policia kishte kuptuar se para denoncimit ai e kishte kërkuar vajzën e tij në disa lokacione, por që nuk kishte arritur ta gjejë. Më tutje ai kishte deklaruar se nuk ishte hera e parë që vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe për këtë kërkonte ndihmën e Policisë.

Por, tri ditë pasi u raportua e zhdukur, vajza 13-vjeçare u gjet nga familjarët e saj në Junik. E njëjta më pas u dërgua në Stacion Policor në Gjakovë, ku dha deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

E detajet tronditëse u zbuluan më pas, pasi që dyshohet se gjatë kohës që 13-vjeçarja ishte e zhdukur, ajo u dhunua sistematikisht nga 34-vjeçari Sh.Ll., i cili rezulton të jetë konsumues i heroinës.

/GazetaSinjali/