image I dyshuari për avullimin e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, sot del para gjykatës

Siguri

I dyshuari për avullimin e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, sot del para gjykatës

news image

Gazeta Sinjali bën të ditur se i dyshuari për vjedhjen e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, sot do të dalë para gjykatës.

Gazeta Sinjali ka raportuar se një person është arrestuar kurse dy të tjerë janë ende në arrati pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ata dyshohet se derisa ishin në pozita zyrtare kanë keqpërdorur thesarin shtetëror për të transferuar para në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent në llogarinë e operatorit ekonomik LDA Group SH.P.K.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe se është kërkuar bllokimi i llogarive të të dyshuarve, pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

Gjatë ditës së djeshme për këtë çështje, mbajti konferencë ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila ka treguar se në mënyrë të kundërligjshme janë bërë 4 transaksione nga Thesari i Republikës së Kosovës dhe se mbi 2 milionë euro janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. /Gazeta Sinjali/