image I dhanë alkool dhe i humbi vetëdija, nëna në Prizren lajmëron Policinë: Vajza ime u keqpërdor seksualisht

Siguri

I dhanë alkool dhe i humbi vetëdija, nëna në Prizren lajmëron Policinë: Vajza ime u keqpërdor seksualisht

news image

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një 29-vjeçare dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar nëna e saj, sipas të cilës vajza e saj nuk ishte në gjendje të mirë dhe dyshonte se dikush e ka keqpërdorur seksualisht gjatë natës.

Njësitet policore kanë intervistuar menjëherë edhe 29-vjeçaren, e cila para hetuesve ka deklaruar se një person e kishte marrë atë dhe kishin shkuar në Nashec, ku kishin konsumuar pije alkoolike, si pasojë e së cilës ajo ka humbur vetëdijen.

Më t’u zgjuar nga gjumi, 29-vjeçarja kishte parë afër vetes dy persona të zhveshur, për të cilët dyshon se e kanë keqpërdorur seksualisht, por që nuk ka arritur që t’i identifikojë personat e dyshuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Sulm seksual’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që të kapen personat e dyshuar.

/GazetaSinjali/