Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Vetëm gjatë ditëve të fundit, kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave, raporton Gazeta Sinjali.
Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është arrestuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sinjali mëson njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Kanosje”.
36-vjeçari u ndalua derisa ishte duke kërkuar lëmoshë te aeroporti dhe më pas u arrestua.
Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.