Gazeta Sinjali ka mësuar se një i burgosur, i dënuar për vrasje me burgim afatgjatë, i cili ishte liruar këtë fundjavë, nuk është kthyer më në institucionin korrektues.
Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për Veprim Nikqin i cili ishte në Burgun e Dubravës.
Lidhur me rastin, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar se është në dijeni për rastin dhe se ndaj të njëjtit është lëshuar letërreshtim nga organet kompetente, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.
“Nё kёtё rast kёrkojmё nga tё gjithё qytetarёt qё kush ka ndonjё informacion pёr vendndodhjen e tij tё na infomoj nё numrat e telefonit apo E-mail adresen: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]“, thuhet në konfirmimin e Policisë së Pejës dhënë për Sinjalin.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!