image I burgosuri i Dubravës vdes në Spitalin e Pejës

Siguri/ I burgosuri i Dubravës vdes në Spitalin e Pejës

news image

I burgosuri i Burgut të Dubravës me inicialet F.Ll., i lindur më 1971, ka ndërruar jetë sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës.

Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, F.Ll u dërgua në këtë spital me urgjencë rreth orës 15:46, pasi mjeku kujdestar konfirmoi se ai kishte pësuar infrakt, por përkundur ndihmës mjekësor, i burgosuri nuk arriti të mbijetojë.

I ndjeri ishte i dënuar për vrasje.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Gazeta Sinjali/