image I bie reklama e lokalit, lëndohet një person në sheshin e Drenasit

Siguri

I bie reklama e lokalit, lëndohet një person në sheshin e Drenasit

news image

Një incident ka ndodhur sonte në sheshin e qytetit të Drenasit, kur reklama që ishte vendosur në një lokal ra përmbi një qytetar, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima po kalonte nga sheshi, kur reklama e lokalit i ra dhe si pasojë i shkaktoi lëndime trupore.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të këtij incidenti.

Ky nuk është rasti i parë kur reklamat e lokaleve në Kosovë nuk vendosen siç duhet dhe kështu e pësojnë qytetarët.

/GazetaSinjali/