Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e e sotme në fshatin Karbunarë e Vogël të Lushnjes.
Policia e Shqipërisë njofton se Lulzim Xhumari, 54-vjeçar, ka ndërruar jetë, pasi që autobusi të cilin po e rregullonte, ka rrëshqitur dhe i ka rënë përmbi, duke e lënë të vdekur në vend.
“Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit”, njofton Policia.
Policia ka dakë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./GazetaSinjali/