Shteti po sfidohet nga arratisjet e të burgosurve. Pas ikjes spektakolare të Faton Hajrizit, një tjetër i burgosur ka ikur nga një qendër korrektuese.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ujkan Metaj – i cili ka arritur të largohet sot nga Burgu i Dubravës.
Sipas informacioneve të para, akoma nuk dihet se si Metaj është arratisur nga qendra korrektuese dhe ia ka mbathur.
I dënuar me 11 vjet burgim, Metaj po e vuante dënimin në Burgun e Dubravës.
Sinjali gjithashtu mëson se Metaj ishte dënuar në mars të viti 2019 me pesë vjet burgim, pas i njëjti kishte ndihmuar Kamer Metajn të kryejë grabitje në një bankë në Istog, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Izet Demaj.
Çfarë thotë aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë, ngritur më 15 shkurt 2019?
“Ujkan Metaj akuzohet se me 27 dhjetor 2018, rreth orës 14:30, në Istog, në filialin e “NLB Bank”, me dashje e ka ndihmuar të dyshuarin tani të ndjerë Kamer Metaj në kryerjen e veprës penale të vjedhjes grabitqare”.