image I akuzuari refuzon të ngritet para gjykatësit: Gjykimi i takon vetëm Allahut

Kosovë

Drejtësi/ I akuzuari refuzon të ngritet para gjykatësit: Gjykimi i takon vetëm Allahut

news image

Haki Azemaj, i akuzuari i grupit për parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar ka refuzuar që të ngritet në këmbë para gjykatësit të Gjyktës Themelore në Gjakovë, duke thënë se gjykimi i takon vetëm Allahut.

“Allahut i takon gjykimi e ti e ke marrë veten zot. Të drejtën e Allahut e ke marrë ti, e tash ty të adhurojnë njerëzit. Unë nuk po du me tu çu në këmbë se unë e kom një zot tjetër, e  ti e ke marrë veten zot”, tha i akuzuari Haki Azemaj.

Gjykatësi Shaqir Zika i tha se të gjithë e kemi një zot dhe se ai nuk është zot.

Ndërsa i akuzuari tjetër, Haki Azemaj, e kundërshtoi aktakuzën, të cilën po e konsideron të jashtëligjshme.

Ata akuzohen se kanë bërë thirrje të votuesve për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, duke vendosur afishe me përmbajtje “Kujdes votimi për ligjet e nxjerrura nga njeriu është SHIRK t’i bësh ortak All-llahut”./Gazeta Sinjali/