Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 6 vjet burgim Hysri Selimin për veprën penale të spiunazhit.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues, dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së vendimit, ndërsa i njëjti vazhdon të mbetet në paraburgim.
Prokuroria Speciale e ngarkonte Selimin se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe dërguar informacione me interes për këtë shërbim.
Në aktakuzë përmendet edhe udhëtimi i tij në Siri dhe kontaktet e mëvonshme me zyrtarë të BIA-s, për çka dyshohej se kishte marrë edhe përfitime financiare.
Selimi në fillim të procesit ishte deklaruar i pafajshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!