image Specialja shpall Hysni Gucatin fajtor, dënohet me 4 vite e gjysmë burgim

Drejtësi

Specialja shpall Hysni Gucatin fajtor, dënohet me 4 vite e gjysmë burgim

news image

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Gucati është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, si dhe me 100 euro gjobë.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara, Trupi Gjykues, ju shpall ju fajtor për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacionit të fshehtë, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”, u tha në aktgjykim.

/GazetaSinjali/