Nën përcjelljen të rreptë të policisë së Eulex-it, Hysni Gucati është nisur drejt Aeroportit të Prishtinës, pasditen e sotme.
Kreu i veteranëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ardhur sot në Prishtinë, për ta vizituar nënën e tij, e cila po trajtohet në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.
Menjëherë pas takimit me nënën, Gucati është nisur për në Hagë, ku për mbahet në paraburgim prej dy vitesh.
Në një video shihet eskorta që po e barte Gucatin për në aeroport, pak kohë pasi doli nga spitali, ku e vizitoi nënën e tij.