image Hyseni: Urgjencën për dialog dhe tarifë po e kërkon Shtëpia e Bardhë

Kosovë

Deklaratë/ Hyseni: Urgjencën për dialog dhe tarifë po e kërkon Shtëpia e Bardhë

news image

Ish- ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se urgjencën për heqjen e tarifës nuk e kemi imponuar ne, por, këtë po e kërkon Shtëpia e Bardhë.

Në një emision televiziv, Hyseni tha se as për dialog dhe as për tarifë, nuk e kemi imponuar ne.

“Të vendosen afate strikte në jetën politike, nuk është gjë e mençur gjithmonë. Urgjencën nuk e kemi imponuar ne, as për dialog, as për tarifën, por e kërkon prej nesh Shtëpia e Bardhë”, ka thënë Hyseni në t7.

Sipas tij, këtë urgjencë po e kërkon shteti i cili i ka dalë në ndihmë Kosovës.

“Këtë urgjencë prej nesh po e kërkon vendi i cili Kosovës i ka ardh në ndihmë dhe e ka shpëtuar Kosovën”, ka thënë Hyseni.

Hyseni edhe në deklaratat e tij të mëhershme ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nevojë që të veprojë me mençuri e maturi dhe se duhet të ketë kujdes, pasi partneriteti me SHBA-të është jetik./Gazeta Sinjali/