Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni ka deklaruar se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha.
Hyseni në një postim në Facebook ka thënë se marrëveshja e përgjithshme mes Kosovës dhe Serbisë me “doemos duhet të përqëndrohet në njohje të ndërsjellë”.
“Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të vazhduar tutje procesin e konsolidimit të shtetit. Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha”, ka thënë ai.
Ish-kryediplomati kosovar thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe vendeve të Quint-it dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave të automjeteve në RKS.
“Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosvën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perendim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me target”, ka shkruar Hyseni.
Sipas tij, është thelbësore që të përmbahen nga çdo verpim aveneturesk, të cilin Serbia do ta përdorë si pretekst për ruajtjen e sataus-quosë, për ikje nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e epërsisë diplomatike.