Koordinatori Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni ka thënë se është në vullnetin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës se çfarë do të bëjë me dialogun, transmeton Gazeta Sinjali.
Hyseni ka thënë se dialogu me Serbinë e ka marrë drejtimin e duhur nga Washingtoni, Parisi, Berlini e Londra si dhe “parimet e forta që janë vendosur gjatë dialogimit”.
Sipas tij, dialogu do t’i imponohet Kosovës si prioritet.
“Deshtëm s’deshtëm ne, dialogu me Serbinë do të imponohet si prioritet. Neve nuk do të na tërheq askush zvarrë për të shkuar në Bruksel. Por, nëse nuk shkojmë atje, atëherë do të ketë konsekuenca tjera për vendin”, ka thënë Hyseni në Klan Kosova. /Gazeta Sinjali/