image Hysen Durmishi në Prokurorinë Speciale, intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Drejtësi

Hysen Durmishi në Prokurorinë Speciale, intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë

news image

Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Durmishi do të intervistohet në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Kujtojmë se javën e shkuar vetë zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse është ftuar që të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar.

/GazetaSinjali/