image Hyn në Kosovë vetura e parë pa paguar shpenzimet për Kartonin e Gjelbër, erdhi nga Austria

Diasporë

Hyn në Kosovë vetura e parë pa paguar shpenzimet për Kartonin e Gjelbër, erdhi nga Austria

news image

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli ka bërë të ditur se është printuar polica e parë e sigurimit kufitar për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria e Kosovës.

“Pas angazhimit të përbashkë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e parë të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria”, ka shkruar Havolli.

Havolli ka thënë se në vazhdim duhet të punohet për antarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Sipas tij, për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.

Qeveria e Kosovës para disa ditësh ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën, nga 1 gushti deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se me këtë vendim lehtësohet ardhja e diasporës, ndërsa bëri të ditur se çmimi i primit është zbritur 35 për qind./Gazeta Sinjali/