image Hungaria zgjat ndalimin e importeve të Ukrainës duke përfshirë mjaltin dhe disa produkte mishi

Botë

Hungaria zgjat ndalimin e importeve të Ukrainës duke përfshirë mjaltin dhe disa produkte mishi

news image

Hungaria ka ndaluar importet e mjaltit dhe produkteve të caktuara të mishit përveç drithërave nga Ukraina deri më 30 qershor, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit, duke rritur presionin ndaj Brukselit për të zgjeruar masat e propozuara në mbarë Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian tha të mërkurën se do të merrte “masa parandaluese” urgjente për grurin, misrin, farat e lulediellit dhe farat e rapit pasi disa vende të Europës Qendrore ndërmorën hapa të njëanshëm për të ndaluar importet e produkteve ushqimore nga Ukraina për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësor.

Megjithatë, Hungaria dhe Polonia kanë thënë se duhet të përfshihen edhe produkte të tjera.

Reuters raporton Gergely Gulyás tha se ndalimi hungarez për importet e drithërave kryesore dhe produkteve bujqësore “përfshin gjithsej 25 produkte, më të rëndësishmet prej të cilave janë drithërat, farat e rapit dhe luledielli, mielli, vaji, mjalti dhe disa produkte mishi”.

Ministri i Bujqësisë István Nagy i tha agjencisë shtetërore të lajmeve MTI të mërkurën se Hungaria do të vazhdojë të lejojë transitin e grurit ukrainas, duke siguruar nisjen e dërgesave të tilla “në mënyrë të kontrolluar”.

“Ishte e vlefshme që Hungaria të ndërmerrte veprime të vendosura dhe të mbronte interesat e fermerëve hungarezë,” tha ai, duke iu referuar ndalimit, duke shtuar se masat e detyruan Brukselin të merrte masa.

/GazetaSinjali/