Hungaria ka liruar të shtunën një seri masash kundër COVID-19, për njerëzit të cilët tashmë posedojnë kartën e imunizimit.
Kjo është një prej masave të fundit që janë liruar në vazhdën e qëllimit për rihapjen e vendit pas kampanjës ambicioze të vaksinimit.
Sipas vendimit të ri të qeverisë hungareze, personat të cilët posedojnë kartën e imunizimit mund të hyjnë në hotele, teatro, kinema, qendra të fitnesit, librari, muze e në vende të tjera rekreative.
Ndërkohë, mbajtja hapur e bizneseve është zgjatur për deri në ora 11:00 të natës derisa ora policore e cila është në funksion që nga nëntori i vitit të kaluar, tani do të nis më vonë, diku nga mesnata.
Hungaria ka administruar me 4 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke arritur që të vaksinojë rreth 40% të popullatës së saj./GazetaSinjali/