image Humolli: Sikur qeveritë e kaluara edhe Kurti i trajton deputetët si të ishin të rendit të dytë

Politikë

Humolli: Sikur qeveritë e kaluara edhe Kurti i trajton deputetët si të ishin të rendit të dytë

news image

Deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, i cili njihet për kritikat e shpeshta ndaj Qeverisë Kurti, ka thënë se edhe kjo qeveri, sikurse të tjerat, nuk i respekton deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë ata të partisë së saj.

Humolli ka thënë se edhe Qeveria Kurti po i trajton deputetët e Kuvendit të Kosovës sikurse të ishin të rendit të dytë.

“Sëmundja infektive e qeverive të kaluara që deputetët me kanë të rendit të dytë, është prapë edhe në këtë qeveri. Nuk ka ndonjë dallim të madh, për arsye që kam probleme personale në këtë drejtim, që shpeshherë po na qesin para aktit të kryer”, ka thënë ai.

Sipas Humollit, ky trajtim është mosrespekt për votuesit sikurse për të zgjedhur e tyre në Kuvend.

“Kur të qet para aktit të kryer, është nënçmim dhe mosrespekt i votuesit dhe njerëzve të zgjedhur. Përpjekjet e mia janë të bëj presion që të jemi të përgjegjshëm me njëri-tjetrin. Më mirë të bisedojmë mes vete, se sa kur të na detyrojnë të ulemi me Vuçiqin. Më lehtë është të bisedojmë me Edi Ramën”, ka thënë ai në Pressing.

/GazetaSinjali/