Janë bërë virale disa pamje ku duket një çift ukrainas duke kërcyer në dasmën e tyre në një spital në Lviv.
Videoja, e shpërndarë nga Euromaidan Press tregon dhëndrin Viktorin teksa mban në krah bashkëshorten e tij.
Nusja 23-vjeçare Oksana humbi këmbët e saj pasi një minë shpërtheu gjatë luftës në Ukrainë.
Që atëherë, çifti është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore.