Një djalosh 9-vjeç nga Zimbabveja, Rodwell Nkomazana, ka humbur njërin sy, hundën dhe pjesën e sipërme të gojës, pasi që u sulmua nga hiena.
Ai gjendet në Afrikën e Jugut, ku po operohet falas nga një ekip prej dhjetë mjekëve.
BBC përcjell Rodwellin për shkak të një filmi dokumentar, e djaloshi në spital ka takuar dy bashkëmoshatarë tjerë që kanë përjetuar atë që ai e përjetoi muaj më parë.
Rodwell për pak sa nuk vdiq pasi u sulmua nga hiena.
Sulmi ka ndodhur kur djaloshi po flinte në një zonë rurale të Zimbabvesë.
Djaloshi pësoi lëndime të rënda në fytyrë, e muajin e kaluar u dërgua në Afrikën e Jugut për trajtim./GazetaSinjali/