Sot ka ndërruar jetë 33-vjeçari, Ardonit Pozhari, vëllai i analistit Xhevdet Pozhari, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë, analisti përmes një njoftimi në Facebook.
Pozhari ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e reja të qytetit në Gjakovë.
33-vjeçari ishte që pesë muaj në komë në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK.
“Shpirtbardhi jonë, Ardoniti, sot mbylli sytë përgjithmonë.
Zoti e deshti pranë vetes, engjëllin tonë”, ka shkruar Pozhari.