Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Ajo ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, ku edhe ka qenë duke u trajtuar, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, gruaja ka humbur jetën dje në mesditë, rreth orës 13:00.
Për rastin është njoftuar Policia dhe institucionet tjera përkatëse.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga rrethanat e për vdekjes së viktimës.