image Humb betejën nga ethet e minjve, vdes 21 vjeçari nga Juniku

Kosovë

Shëndetësi/ Humb betejën nga ethet e minjve, vdes 21 vjeçari nga Juniku

news image

Fluturim Gaxherri 21 vjeçar nga komuna e Junikut, nuk ka arritur ta përballojë sëmundjen e etheve të minjve.

Dyshohet se i riu, ethet e minjve i mori pas konsumimit të ushqimit të helmuar nga minjtë, raporton Sinjali.

Lajmin për vdekjen e Gaxherrit e ka bërë të ditur Komuna e Junikut përmes një postimi në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ditë me parë, kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë./Sinjali/