Disa fëmijë në Kosovë kanë pranuar se gjatë takimit fizik u janë nënshtruar tentimeve për ngacmime seksuale nga personat që i njohën online.
Bëhet fjalë për 2.2 për qind të fëmijëve nga 437 fëmijë të moshave nga 11-17 vjeç, që janë intervistuar në një hulumtim të financuar nga Ministria e Arsimit dhe zbatuar nga kolegji AAB.
19 për qind e fëmijëve kanë deklaruar se kanë takuar fizikisht persona që fillimisht i kishin njohur online, derisa 22 për qind e tyre thanë se janë ndier të lënduar prej këtyre takimeve.
Shifrat e këtij hulumtimi u publikuan në Klan Kosova, nga konsulenti i anketës, Hasan Aliu./GazetaSinjali/