image Huazimi i van de Beek te skuadra angleze, bisedimet vazhdojnë drejt përfundimit

Futboll

Huazimi i van de Beek te skuadra angleze, bisedimet vazhdojnë drejt përfundimit

news image

Futbollisti holandez Donny van de Beek mund të largohet nga Manchester United pak para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori i Djajve të Kuq raportohet se mund të huazohet te Crystal Palace.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Fabrizio Romano, ku sipas tij, bisedimet kanë filluar.

Problemi i vetëm duket të jetë paga e lartë e holandezit, e ku për këtë janë duke vazhduar bisedimet.

Trajneri i Palacet, Patrick Vieira e kërkon me ngulm van de Beekun, pasi do mesfushor të ri në ekip. /Gazeta Sinjali Sporti/