Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, persona akoma të paidentifikuar kanë arritur që nën kërcënimin e armës tb plaçkitin një shumë të parave.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.” – ka njoftuar Policia për Sinjalin.