Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vijat e kuqe që i kanë vendosur oponentët politikë për këtë parti, po e forcojnë më tepër atë. Ai e ka parë këtë si ftesë për elektoratin që ta votojnë PDK-në.
Hoxhaj ka thënë se PDK-ja nuk ka treguar ndonjë vullnet politik e as shenjën më të vogël që të garojë bashkë me të tjerët në koalicion parazgjedhor.
“PDK-ja garon e vetme, me logon, sloganin dhe programin e saj. Nuk përjashtojmë ndonjë bashkëpunim me parti joparlamentare, por nuk bëjmë koalicion me parti të mëdha. Kësaj here, lista do të jetë befasi e madhe, me emra eminentë, e kandidati jonë për kryeministër është person që e mobilizon elektoratin e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në KTV .
Ai ka thënë se PDK-ja ka mësuar nga ajo që kjo parti ka bërë në dy herët e kaluar.
“Partitë e tjera kanë bërë koalicion pasi i kanë parë sondazhet interne. Fakti është se në sondazhet tona ne prijmë. Koalicionet parazgjedhore më nuk janë praktikë për PDK-në, këtë kapitull e kemi mbyllur dhe jemi kthyer në traditë ku kryetari i partisë i prinë garës për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj.” ka thënë Hoxhaj./ Sinjali/