image Hoxhaj: Serbia po kërcënon, dëshiron ta sfidoj NATO-n

Hoxhaj: Serbia po kërcënon, dëshiron ta sfidoj NATO-n

news image

Zëvendëskryeministri në largim, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e gjeneralit serb, Milan Mojslioviq, se Serbinë do ta mbështesë Rusia në raport me Kosovën.

Në profilin e tij në Twitter, zv.kryeministri Hoxhaj ka shkruar se kërcënimet nga ana e Serbisë po bëhen të shpeshta.

“Mesazhe të forta dhe kërcënuese po bëhen më të shpeshta nga Serbia. Sot, gjenerali Mojsiloviq ka thënë se kanë mbështetjen e Rusisë rreth Kosovës. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO-së dhe KFOR-it. Kaq për Serbinë ‘Evropiane”, ka shkruar   ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në reagimin e tij në Twitter.

Deklaratat e gjeneralit serb, Milan Mojsiloviq, vijnë pasi Serbia ka marrë një sasi armatimi nga Rusia si dhe ka nënshkruar marrëveshje ushtarake me Francën.

Serbia është ndër shtetet e Ballkanit perëndimor që investon më së shumti në ushtri dhe armatim./ Sinjali/