image Hoxhaj përkujton Pajazitin, përmend edhe Thaçin e Veselin

Kosovë

Hoxhaj përkujton Pajazitin, përmend edhe Thaçin e Veselin

news image

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përkujtuar sot rënien e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj u shpreh se në këtë ditë përkujtojnë edhe bashkëluftëtarët e Pajazitit që janë në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK-së, Kadri Veselin, që sipas tij, janë duke paguar çmimin e dytë të lirisë para Gjykatës Speciale.

“Në këtë ditë kujtojmë edhe bashkëluftëtarët e Zahirit, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli dhe të tjerët, që janë duke e paguar çmimin e dytë të lirisë para Gjykatës Speciale. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim idealet e tyre, qëllimet e tyre dhe do ta përmbyllim shtetndërtimin, duke e anëtarësuar Kosovën në OKB, Bashkim Evropian dhe në NATO”, shkroi ndër të tjera Hoxhaj./Gazeta Sinjali/