image Hoxhaj: PDK, parti e tejkalimit të krizave

Politikë

Hoxhaj: PDK, parti e tejkalimit të krizave

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vendimit për shpërbërjen e Kuvendit.

Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave.

Ai gjithashtu ka thënë se PDK-ja i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet e partisë do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës.

Karshi pa aftësisë së qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave. Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social, Facebook.

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/1946634058771670?__xts__[0]=68.ARBaYYIPkYzUGZc_typj77lWLLEJPWS-fjXLP3wIdk_eby8ih24NiHxjBjMhXULHwspX9V_lnFhyqq2xfAU4r1j4zFuEiikqleK20cOMP05oh7ykSkw95fE-8yFAwLh4Xe9BnTtFryXdO4IGtZmfzqMZcNFHxRMweXG9uXxL7gmIDXE9fAb-1iMWbqwt-Q5OeCwnsKPlxeTqElp3yxY17raont39b1tRZL69Ag7X5xb4EyQ7W5fkWGGjVofvosxVL_0OSVmZeawXKO7QKk-04GL74v_0MR-ziJM0zobwlOc-CYsUCEQn2mo0lY9m4xfFvOqhFUYw-Gi2pFqb9mfQiQ&__tn__=-R

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur 22 gushtin, si datë për shpërbërje të Kuvendit, gjë që i hapë rrugë caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme./Sinjali/