Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka publikuar planet dhe zotimet e kësaj partie në lidhje me përfshirjen e Luginës së Preshevës në jetën publike dhe politike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës që e përfaqësojnë secilën komunë të Luginës, ashtu që zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Përmes një konference për media, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së tha se do të nisë iniciativën që shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës.
“PDK-ja do të marrë iniciativën që shqiptarët e Luginës së Preshevës të pajisen me letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës. Kjo do të realizohet përmes nismës së PDK-së për ta amandamentuar Ligjin për Shtetësinë e Kosovës”, tha ndër të tjera Hoxhaj./Gazeta Sinjali/