image Hoxhaj krenohet për taksën, harron qëndrimin e PDK-së

Kosovë

Hoxhaj krenohet për taksën, harron qëndrimin e PDK-së

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se taksa ndaj Serbisë është ideuar prej tij. Ai është përpiqur t`i marr meritat rreth saj ndonëse partia prej nga vjen kishte kërkuar pezullimin e saj pas presionit ndërkombëtarë.  

“Gjatë verës së 2018-s, në Kabinetin tim janë përpunuar dy propozime: njëri për taksën dhe tjetri për masa reciproke ndaj shtetit serb. Jam krenar që në nëntorin e kaluar njëra është bërë realitet, ndërsa reciprociteti është bërë diskurs edhe i partive në opozitë! “Sa për taksën, është mirë që është zgjeruar pronësia e saj. Politika për mua është sa betejë për ide kreative në situata komplekse po aq edhe vendimmarrje shtetërore në mbrojtje të egzistencës tonë! Në çdo pozitë që kam pasur në Qeveri, së pari i kam vënë para vetes interesat e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pastaj ato të partisë me të cilën krenohem që i takoj, PDK.”, ka theksuar Hoxhaj.

Ai ka shtuar se duhet  ta ushtrojmë sovranitetin në çdo cep të Kosovës dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të saj. Por asesi të mos harrojmë se interesi shtetëror i Kosovës është i barabartë me interesat e ShBA-së dhe partnerëve evropianë./Sinjali/