image Hoxha reagon për fletarrestin ndaj zyrtarit të Kosovës: Policia është cak i propagandës serbe

Siguri

Hoxha reagon për fletarrestin ndaj zyrtarit të Kosovës: Policia është cak i propagandës serbe

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka reaguar lidhur me fletarrestin e lëshuar nga Serbia për zyrtarin policor Dylot Brahimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Hoxha theksoi se ky veprim është pjesë e fushatës së vazhdueshme të propagandës serbe ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovë.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi është cak i propagandës së Serbisë”, deklaroi ai, duke shtuar se sulmet dhe presionet e tilla nuk do ta ndalin punën dhe përkushtimin e Policisë në mbrojtje të ligjit dhe rendit.

Ai theksoi se institucionet vendore dhe ndërkombëtare janë të njoftuara për këtë rast dhe po trajtojnë çështjen me seriozitet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/