Ismail Bardhoshi është hoxhë i njohur nga Shqipëria, i cili ka frekuentuar shpesh edhe televizionin Peace TV, që është televizion me përmbajtje islame.
Në një shkrim të gjatë, ai ka bërë disa interpretime të çuditshme në lidhje me zgjedhjet, bash në ditën kur në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet lokale, të cilat i fitoi në mënyrë dërrmuese Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama. Në fakt, ky status i tij mori mbi 320 pëlqime e 60 shpërndarje për një ditë.
Hoxhë Bardhoshi ka shkruar në lidhje, sipas tij, me disa probleme të kandidimit për këshillat e bashkive në Shqipëri. Sipas tij, ata që kandidojnë për këshillat e bashkive bëjnë shumë harame, duke theksuar se një nga këto harame është pjesëmarrja në tubimet elektorale, ku ka shumë gjynahe e mashtrime.
“Keta muslimanë e muslimane qe behen antare te partive politike dhe qe kandidojne per keshillat e bashkive bejne shume harame:
– Antaresimi ne nje parti me status laik dhe rregulla ne kundershtim me fene pa pasur nje domosdoshmeri.
– Pjesmarrja ne tubimet elektorale ku ka shume gjynahe e mashtrime.
– Zotimi ose deklarimi per respektimin e ligjeve, kur ka shume gjera ne kundershtim me fene.
– Votimi ne keshill i programeve dhe vendimeve te kryetarit te bashkise qe bien ndesh me fene.
– Pjesmarrja ne mbledhjet e keshillit ku do kete harame dhe gjera ne kundershtim me fene.
– Kerkesa per post kur Profeti a.s. e ka ndaluar te kerkosh post.” – shkroi ai ndër të tjera
Tutje, hoxhë Bardhoshi shkroi se në parim myslimanët s’duhet të votojnë për qeveritarët kafirë (mosbesimtar v.j.).
“Ne parim, nuk lejohet qe muslimani te votoje ne favor te qeveritarëve dhe drejtuesve kafirë apo zullumqarë, per shkaqet e permendura me lart. Por ben perjashtim rasti kur ka nje domosdoshmeri ose nje nevoje te madhe e te qarte per pjesmarrjen ne votime. Keshtu ne kete rast lejohet pjesmarrja ne votime, por duhet te kemi parasysh, nder te tjera, dy kushte:
1. Te jete qartesisht pala qe do te votohet me e mire (ose me pak e demshme) se pala tjeter.
2. Te kete ndikim te qarte pjesmarrja e muslimanëve ne votime per zgjedhjen e pales me te mire dhe shmangien e pales me te keqe.” – shkroi ai tutje.