image Hoxha: Konkursi për policë në veri ka përfunduar, ka aplikuar numër i mjaftueshëm

Siguri

Hoxha: Konkursi për policë në veri ka përfunduar, ka aplikuar numër i mjaftueshëm

news image

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka njoftuar se ka përfunduar konkursi për zyrtarët policor në veri të vendit.

Ai pas raportimit në Komisionin për Siguri, ka thënë se ka aplikuar numër i mjaftueshëm, pa dhënë më shumë detaje.

“Ka përfunduar dhe ka aplikuar numër i mjaftueshëm, mjaftueshëm janë”, u shpreh shkurt Hoxha.

Hoxha gjatë raportimit ka folur për gjendjen e krijuar në veri të vendit. Mes tjerash, ai ka thënë se ka tre muaj që nuk janë paguar për rrezikshmërinë në punë. 

/GazetaSinjali/