image Hovenier takon përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, opozitarët e Listës Serbe

Politikë

Hovenier takon përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, opozitarët e Listës Serbe

news image

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka pritur sot në ambasadë disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, opozitarë të Listës Srpska, ku pjesëmarrës ishin Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, ish-kryetari i Graçanicës Branimir Stojanoviq, Aleksandar Arsenijeviq nga Iniciativa Qytetare.

Nga ky takim, ai tha se ka diskutuar për çështje të komunitetit të tyre, derisa shtoi se SHBA përkrah një Kosovë multietnike.

“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar ai.

Ky takim vjen para mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas dakordimit të Kosovës me BE-në në Bratislavë për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

/GazetaSinjali/