image Hovenier: SHBA-ja e mbështetë tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse territoriale

Kosovë

Hovenier: SHBA-ja e mbështetë tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse territoriale

news image

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se sot ka pritur për vizitë në Kosovë ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.

Me këtë rast, Hovenier tha se SHBA e mbështet tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“SHBA-ja e mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, shkroi Hovenier në postimin e tij.

/GazetaSinjali/