Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, nuk ka pranuar të komentojë shumë për përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale ku dëgjohet deputetja Kusari-Lila e Slavko Simiq.
Në këto përgjime, konfirmohet edhe komunikimi i shefes së deputetëve të VV-së, Kusari-Lila me politikanin famëkeq, Milan Radoiçiq.
Ambasadori Hovenier ka thënë se nuk mund të ofrojë shumë komente, por ka kujtuar se Radojiçiq është në listën e zezë të Amerikës.
“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-së”, tha ambasadori Hovenier.
Këto deklarime ai i bëri pas hapjes së zyrave të reja të qendrës “Bonevet” në Pejë.