image Hovenier pas mori Urdhrin "Ibrahim Rugova: Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë

Politikë

Hovenier pas mori Urdhrin “Ibrahim Rugova: Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë deklaratë të Ambasadorit Jeffrey Hovenier, lidhur me ndarjen e Urdhrit Presidencial “Ibrahim Rugova” nga Presidentja Vjosa Osmani.

Hovenier ka thënë se ka qenë privilegj i madh për të që të shërbejë si Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Ai tha se është i nderuar dhe mirënjohës për Urdhrin Presidencial.

Gjatë ceremonisë së mbrëmshme, Hovenier u emocionua. Tha se kishte planifikuar t’i thoshte disa fjalë, se zakonisht s’mbetet pa fjalë, por se mbrëmjen e djeshme ato i kishin humbur.

“Thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për t’u nderuar me Urdhrin Presidencial “Ibrahim Rugova” nga Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmjen e djeshme”.

“Ky vlerësim ka kuptim të madh për mua dhe prezanton punën e përbashkët dhe dedikimin e gjithsecilit qe ka qenë pjesë e kësaj përpjekje për të siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për një vend sovran, demokratik dhe multietnik. Ka qenë një privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, ka deklaruar Hovenier.

/GazetaSinjali/