USAID-i ka shënuar 25-vjetorin e hapjes së zyrës në Kosovë, përmes së cilës janë bërë investime milionëshe në fusha të shumta.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është krenarë që feston 25 vjetorin e USAID, pas që SHBA-të e ndihmuan popullin e Kosovës të rimëkëmbet nga tmerret e luftës.
“Krenar që ju bashkohemi festimeve të 25 vjetorit të USAID-it – Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar këtu në Kosovë. Ndihma për zhvillim është një pjesë e madhe e mënyrës se si SHBA-të e ndihmuan popullin e Kosovës të rimëkëmbet nga tmerret e luftës dhe ndihmoi që Kosova të bëhet ajo që është sot”, ka shkruar ai.