image Hovenier dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve: Mediat duhet të punojnë pa kërcënime dhune dhe frikësimi

Siguri

Hovenier dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve: Mediat duhet të punojnë pa kërcënime dhune dhe frikësimi

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka dënuar fuqishëm sulmet e sotme në Leposaviq të protestuesve serbë ndaj gazetarëve kosovarë.

Hovenier ka thënë se ShBA-të qëndrojnë përkrah gazetarëve, duke e etiketuar Asoaciacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Sipas Hovenier, mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime dhune dhe frikësimi.

Ndër të tjerash, ambasadori amerikan ka thënë se një shtyp i lirë dhe i pavarur është themeli i demokracisë.

Postimi i tij:

Shtetet e Bashkuara bashkohen me @AGK_AJK dhe @EUKosovo për të dënuar fuqishëm sulmet e fundit në një seri sulmesh kundër gazetarëve kosovarë. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime dhune dhe frikësimi. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është themeli i demokracisë.

/GazetaSinjali/