Kryeministri Avdullah Hoti ka uruar kryeministrin maqedonas Zoran Zaev me rastin e 29-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Sinjali.
Në urimin e tij Hoti ka shkruar:
I nderuar Kryeministër Zaev
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ditë kremteje, ne u gëzohemi sukseseve të Republikës së Maqedonisë në udhën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të integrimit euroatlantik.
Qeveria ime është e vendosur që t’i thellojë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale, në të mirë të prosperitetit dhe të ardhmes së dy vendeve tona.
Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të sinqerta për festën Tuaj, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju shpreh ndjenjat e konsideratës sime më të lartë. /Gazeta Sinjali/