image Hoti tregon tre veprimet që duhet ndërmarrë Qeveria për gjendjen në veri

Politikë

Hoti tregon tre veprimet që duhet ndërmarrë Qeveria për gjendjen në veri

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka propozuar tre veprimet që duhen ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, pas vendimit të fundit për targat dhe situatës së krijuar në veri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij veprimet shtetërore duhen të jenë të matura e të menduara deri në fund, të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtar dhe gjithashtu veprimet duhet të jenë konsistente.

“Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Sinjali/