image Hoti tregon se a do të ia sigurojë LDK votat Ramush Haradinajt për president

Politikë

Hoti tregon se a do të ia sigurojë LDK votat Ramush Haradinajt për president

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sot edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se presidentin nuk mund ta zgjedhë vetëm koalicioni qeverisës pa përfshirjen e të gjithë spektrit politik në vend.

Duke folur për atë, se a do të ia sigurojë Lidhja Demokratike e Kosovës votat e saj Ramush Haradinajt për postin e presidentit, kryeministri Hoti tha për këtë çështje do të diskutohet në shkurt të vitit 2021.

“Presidenti është në zyrë, në bazë të kompetencave të veta kushtetuese, kur vjen shkurti i vitit 2021 duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje bashkë me gjithë spektrin për zgjedhje të presidenti. Një gjë është e qartë që ky koalicion qeverisës nuk mund ta zgjedhë vetëm presidentin, por duhet të ulemi përtej koalicionit për të tejkaluar këtë çështje”, tha Hoti në një konferencë për media.

Kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të votojë asnjë kandidat tjetër për postin e presidentit me përjashtim të atij të kreut të saj, Ramush Haradinaj. E ky i fundit ka thënë se është personi më adekuat për postin e presidentit. /Gazeta Sinjali/