image Hoti tregon për gjendjen e tij pas infektimit me COVID-19

Shëndetësi

Hoti tregon për gjendjen e tij pas infektimit me COVID-19

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore pasi është konfirmuar pozitiv me virusin COVID-19.

Hoti e ka përshkruar gjendjen e tij aktuale si gjendje të lehtë ose mesatare.

“Është një gjendje e lehtë ose mesatare. Gjithë atyre që janë të prekur ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë, ndërsa familjeve të viktimave ju shpreh ngushëllime. Gjendja ditëve të fundit është rëndu bukur shumë. Spitalet janë mbushur me qytetarë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Masat janë të thjeshta, mbajtja e maskës, mbajta e distancës”, ka deklaruar Hoti në T7.

Kujtojmë se kryeministri Hoti është konfirmuar pozitiv me virusin COVID-19 para katër ditëve. Ai kishte thënë se nuk ka pasur simptoma, përveç një kollë shumë të lehtë./Gazeta Sinjali/